• e diel, 22 dhjetor 2024

Mariçiq dhe Shukova për turizmin dhe mjedisin jetësor para qytetarëve të Ohrit në kuadër të fushatës "ne jemi Evropë"

Mariçiq dhe Shukova për turizmin dhe mjedisin jetësor para qytetarëve të Ohrit në kuadër të fushatës

Ohër, 18 tetor 2023 (MIA) - Evropa e njohi Ohrin si një nga destinacionet më atraktive turistike dhe që këtej qyteti do ta regjistrojë si një nga sezonet më të suksesshme, nëse jo edhe rekorde, turistike. Si një nga sektorët më dinamik të ekonomisë, turizmi është krye të prioriteteve të Bashkimit Evropian, BE-ja turizmin e sheh si aktivitet jashtëzakonisht të rëndësishëm ekonomik, me ndikim të gjerë ndaj rritjes ekonomike, punësimit dhe zhvillimit të plotë shoqëror. Këtë, mes tjerash, e ceki zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në tribunën për promovim të turizmit dhe mjedisit jetësor në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropë" sonte në Ohër.

Mariçiq theksoi se qarkullimi turistik në vend shënoi rritje edhe në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe atë për 28 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Dy tremujorët në vitin 2023 janë me rritje për 24 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe të ardhura të realizuara prej 229 milionë dollarëve nga turizmi.

Zëvendëskryeminsitri theksoi se dhjetë vitet e fundit me 80 milionë euro nga fondet e BE-së janë mbështetur numër i madh i projekteve, rreth 700 mes të cilave edhe në sektorin turistik dhe bashkëpunimin tejkufitar.

Zëvendëskryeministri tha se vendi ka bërë shumë sakrifica për rrugën eurointegruese, por edhe mundësi të humbura që sot na kushtojnë shtrenjtë.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, nga ana e saj e ceki nevojën për kahëzim të vendit drejt zhvillimit mët ë balancuar, përmes preventivës dhe vendosjes së konceptit të qëndrueshmërisë.

Fjalim para të pranishmëve në tribunë pati edhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, i cili transmetoi disa nga përvojat e Sllovenisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe çfarë përparësi ka anëtarësimi në Union për ekonominë nacionale dhe shoqërinë sllovene në tërësi, me theks mbi ekonominë, procesin e afrimit drejt BE-së dhe turizmit, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Fushatën "Ne jemi Evropë" e organizojnë bashkarisht Sekretariati për çështje evropiane dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të afirmimit dhe promovimit të vlerave evropiane, siç është cekur nga organizuesit "në kohë të vendimeve të rëndësishme për vazhdim të procesit inkuadrues në BE, të cilat na përkasin të gjithë neve, qytetarëve dhe atë në frymën e demokracisë, multikulturalizmit, sundimit të së drejtës, respektimit të të drejtave fundamentale dhe njerëzore..."

Fushata "Ne jemi Evropë" realizohet në tetë qytete të vendit, dhe atë në Manstir, Kumanovë, Shtip, Shkup, Strumicë, Tetovë, Prilep dhe Ohët, në kuadër të të cilës organizohen tribuna dhe takime me qytetarë të cilët në mënyrë adekuate sigurojnë informata dhe hapin pika diskutimi në tema: infrastruktura, kultura, energjetika, turizmi, ekonomia, të rinjtë, bujqësia, socialja. ab/

foto/МIА

QËNDRONI TË LIDHUR