• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Deri në vitin 2030 është e mundur të reformohen disa rregulla në BE që të pranohen anëtare të reja

Mariçiq: Deri në vitin 2030 është e mundur të reformohen disa rregulla në BE që të pranohen anëtare të reja

Shkup, 3 dhjetor 2023  (MIA) - Qytetarët do të ndjejnë se si është të jesh pjesë e Bashkimit Evropian shumë më herët nga parashikimi. Deri në vitin 2030 është e mundur të reformohen disa rregulla në BE në mënyrë që të pranohen anëtare të reja dhe deri atëherë është e mundur të reformohen shtetet tona në mënyrë që të jenë të përgatitura për anëtarësim. Me rëndësi është të kemi qëllim, sepse nëse lëshohet ky moment, më tutje mund të konsiderojmë vetëm në rritjen e nacionalizmit, porositi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Ai sot në konferencë organizuar nga Fondacioni Kalevi Sorsa me temë "Shikimi përara drejt Vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, sjfrytëzimi i momentit për zgjerim", porositi se nëse e lëshojmë këtë moment tani, më tutje mund të konsiderojmë vetëm në rritje të nacionalizmit dhe të atyre aktorëve politik dhe kauzave të cilat i zbrazën shtetet tona nga të rinjtë dhe të cilët na bindin se strategjia e pritjes është strategji e mirë.

Mariçiq theksoi se rrjedha e skriningut përfundon javën e ardhshme me ç'rast, siç tha, do të vijmë dderi te një pikë të përmbushjes së të gjitha procedurave, me përjashtim të ndryhsimeve kushtetuese.

Në diskutim Mariçiq u fokusua edhe në Planin për rritje. Ai shtoi se me këtë Plan vendet nga Ballkani Perëndimor mund të marrin vendim "revolucionar" për zgjerimin e BE-së.

"Me Planin për rritje hapen mundësi për përfshirje në programe në të cialt nuk kemi qenë të prëfhsirë deri më tani, me çka kundësohet edhe qasja drejt ndihmës financiare me të cilën do të mundësohet rrealizimi i reformave më të nevojshme për realizim të procesit. Viti 2030 duhet të jetë vit indikativ dhe m plan për përfshirje të vendeve nga Ballkani Perëndimor. E prëshëndesim politikën e guximshme të BE-së për rritje të Unionit dhe strategjinë të cilën e planifikojnë për zgjerimin", shtoi Mariçiq.

Ai edhe njëherë nënvizoi se momentin tani so shtet nuk guxojmë ta humbim.

"Nuk guxojmë ta humbim këtë moment, nuk kemi kohë për pritje, duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që të përfshihemi në frontin evropian ku janë të përfshirë të gjithë. Të mos hyhet në tunelin e pritjes, i cili mund të jetë kohë e vlefshme e humbur për ne", shtoi Mariçiq në konferencë. ab/

Foto: Sekretariati për çështje evropianej

QËNDRONI TË LIDHUR