• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 kërkon mobilizim dhe angazhim aktiv të tërë shoqërisë

Mariçiq: Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 kërkon mobilizim dhe angazhim aktiv të tërë shoqërisë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq sot në takim të organizuar nga Asociacioni alumni i Maqedonisë së Veriut dhe Amerikës, e theksoi rëndësinë e përfshirjes së kuadrove me kualifikim të lartë në të gjitha sferat e shoqërisë, që janë kontribut i madh për shtetin, informuan nga SÇE.

Ai potencoi se nevojitet të gjendet mënyrë se si ata të përfshihen në pjesën e reformave sipas kapitujve të procesit negociues.

Mariçiq theksoi se nevojitet të vendoset kornizë e bashkëpunimit me asociacionin alumni, kapaciteti i të cilëve janë resurs i rëndësishëm në momente të vendimeve dhe proceseve të rëndësishme të udhëheqjes së shtetit.

Në fjalim, ceket në kumtesën e SÇE-së, Mariçiq e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjithë partnerët strategjik, përkatësisht rëndësinë e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilin riafirmohen angazhimet e përbashkëta për përforcim të bashkëpunimit dhe mbështetja e rëndësishme për procesin tonë eurointegrues.

"U cek se procesi i inkuadrimit në BE kërkon mobilizim dhe angazhim aktiv të tërë shoqërisë, posaçërisht profesionistët e kualifikuar dhe me përvojë. Në takim u cek se bashkarisht mund t'i navigojmë proceset rreformuese të cilat do ta formësojnë rrugën drejt BE-së, duke i harmonizuar politikat dhe institucionet sipas standardeve evropiane, duke na përgatitur për anëtarësim të barabartë në BE", informojnë nga SÇE.

Zëvendëskryeministri Mariçiq porositi se nevojitet të tregohet vullnet i fuqishëm, aksion vendimtar, optimizëm dhe vizion real për shtetin dhe shoqërinë.

"Duke i poseduar të gjitha këto elemente, nevojitet të punojmë bashkarisht dhe jam i bindur se do ta realizojmë planin strategjik për inkuadrim në BE deri në vitin 2030", tha Mariçiq, ceket në kumtesën e SÇE-së.

Takimin e moderoi ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler, ndërkaq folën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska. ab/

Foto: SÇE


 

QËNDRONI TË LIDHUR