Maqedonia2025: Trajnim për liderët e ardhshëm në biznes dhe sipërmarrje
- Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Projektit LIDER, program edukativ për të rinjtë profesional, menaxherët dhe ndërmarrësit e ardhshëm nga Maqedonia ka filluar sot. Trajnimi realizohet nën organizim të Maqedonia2025, në bashkëpunim me biznes-shkollën prestigjioze "Riçard Ajvi" nga Kanadaja.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:47, 22 prill, 2025
Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Projektit LIDER, program edukativ për të rinjtë profesional, menaxherët dhe ndërmarrësit e ardhshëm nga Maqedonia ka filluar sot. Trajnimi realizohet nën organizim të Maqedonia2025, në bashkëpunim me biznes-shkollën prestigjioze "Riçard Ajvi" nga Kanadaja.
Të rinjtë profesionistë nga e gjithë Maqedonia do të kenë mundësi të marrin pjesë në trjanimin intensiv dyjavorë e krijuar sipas programeve MBA të "Ajvi" dhe të përshtatura për t'iu përgjigjur sfidave reale me të cilat përballen startapët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe menaxherët e ardhshëm në sektorin e korporatave.
Programi përfshin tema nga fusha e strategjisë, marketingut, financave, menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e prodhimit, gatishmërinë e biznes planit dhe liderëve. Puna është e bazuar në studime të rasteve, stimulime dhe ushtrime praktike, dhe pjesëmarrësit do të marrin gjithashtu sesione individuale mentorimi nga instruktorë nga Kanadaja.
"Projekti LIDER është konfirmim për përkushtimin tonë të fortë për ndërtimin e një gjenerate të liderëve të rinj që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në Maqedoni. Besojmë se investimi në njohuri, frymë sipërmarrëse dhe aftësi udhëheqëse është themeli për një komb më të fortë dhe më konkurrues", deklaroi dr. Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonia2025.
Siç njoftojnë nga Maqedonia2025, programi edhe këtë vit është pasuruar me ligjërata të ftuara nga liderë të biznesit të Maqedonisë, të cilët do të ndajnë përvoja praktike dhe do të diskutojnë për sfidat dhe mundësitë në ekosistemin e biznesit lokal dhe global. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të prezantojnë idenë e tyre të biznesit para një komisioni të përbërë nga përfaqësues të komunitetit të biznesit. qa/
Foto: Maqedonia2025