• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut pjesë e instrumentit të ri të BE-së për përforcimin e mbrojtjes civile në Evropë

Maqedonia e Veriut pjesë e instrumentit të ri të BE-së për përforcimin e mbrojtjes civile në Evropë

Bruksel, 29 shkurt 2023 (MIA) - Komisioni Evropian në bashkëpunim me Bankën botërore krijon instrument të ri për mbështetjen financiare të dedikuar për përforcimin e mbrojtjes civile në vendet e përfshira me Mekanizmin për mbrojtje civile të BE-së, mes të cilave është edhe Maqedonia e Veriut, si dhe Kosova dhe Gjeorgjia.

Në kuadër të instrumentit të titulluar Fondi financiar për ndihmë teknike për parandalimin dhe gatishmërinë për katastrofa (TAFF) për vitin 2024 fillimisht janë parashikuar gjashtë milionë euro. 

Si pjesë e instrumentit do të inicohet pilot program trevjeçar për përmirësimin e kapaciteteve dhe gatishmërinë e shërbimeve nacionale për mbrojtje civile për përballje me fatkeqësitë elementare dhe katastrofat natyrore, përmes realizimit të projekteve, studimeve dhe trajnimeve për shkëmbim të diturive dhe përvojave.

Sipas KE-së, me këtë hallkë për finacim, shërbimet për mbrojtje civile do t'i rrisin kapacitetet e tyre teknike dhe do do të pajisen dhe përgatiten më mirë për reagim në rast të katastrofave.

Arsyeja e lansimit të këtij instrumenti është frekuenca dhe vëllimi në rritje i fatkeqësive natyrore në Evropë. Sipas të dhënave, në periudhën nga viti 1980 deri në vitin 2020, pothuajse 50 milionë njerëz në BE u prekën nga fatkeqësitë natyrore, të cilat çdo vit shkaktuan dëme mesatarisht 12 miliardë euro.

TAFF do të jetë pjesë e Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së duke ofruar asistencë teknike për shërbimet kombëtare të mbrojtjes civile dhe menaxhimit të rrezikut në tërheqjen e investimeve, ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e kuadrit të tyre institucional dhe koordinimin e bashkëpunimit të tyre për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Anëtarë të Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së janë 27 vendet e Unionit plus Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Moldavia, Norvegjia, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mali i Zi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR