• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut e përmbajtur: Asambleja e përgjithshme e KB-së e ka përkrahur rezolutën palestineze për përfundimin e okupimit izraelit

Maqedonia e Veriut e përmbajtur: Asambleja e përgjithshme e KB-së e ka përkrahur rezolutën palestineze për përfundimin e okupimit izraelit

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e KB-së sot me shumicë të madhe e ka përkrahur rezolutën joobligative palestineze, me të cilën kërkohet që Izraeli ta ndërpres praninë e vet joligjore në Gazë dhe Bregun e okupuar perëndimor në afat prej një viti.

Për rezolutën kanë votuar 124 nga 193 anëtare të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 të përmbajtur.

Në rezolutën kërkohet edhe tërheqja e të gjiha forcave izraelite dhe evakuimi i ardhacakëve hebraikë nga territoret e okupuara palestineze "pa anulim".

Ambasadori i Izraelit në KB, Dani Danon, e ka shënuar rezolutën si "tentim që të shkatërrohet Izraeli përmes terrorizmit diplomatik" ku asnjëherë nuk përmenden "krimet e Hamasit" dhe "e injoron të vërtetën, i shtrembëron faktet dhe e zëvendëson realitetin me fiksion".

Maqedonia e Veriut ishte e përmbajtiur nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë dhe vende tjera.

Kundër votuan SHBA-ja, Izraeli, Çekia, Hungaria, Argjentina dhe vende tjera. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR