• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut është në mes sipas suksesit të vendeve nga Bashkësia Energjetike

Maqedonia e Veriut është në mes sipas suksesit të vendeve nga Bashkësia Energjetike

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Do të largoheshit nga grupi, por do të skualifikoheshit pas çerekfinales, sepse jeni diku në mes të gamës kur bëhet fjalë për suksesin e vendeve në Bashkësinë Energjetike. Ka vende që janë më mirë, si Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi, por edhe ka vende që janë në ngecje. Maqedonia e Veriut gjendet në mes të shkallës. Kjo është diçka për t'u lavdëruar sepse tashmë arritëm një përparim të madh, por ka hapësirë për përpjekje shtesë.

Me këtë metaforë "të futbollit" drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, Artur Lorkovski sot para Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike dhe Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit, përshkroi se ku gjendet vendi në krahasim me palët tjera dakorduese të Bashkësisë Energjetike.

Siç theksoi Lorkovski, Maqedonia e Veriut, me 53 për qind sukses është mesatare në krahasim me implementimin e ligjvënies së Bashkësisë Energjetike dhe "gjendet pak a shumë në mes të shkallës për matje".

Sipas tij, tregu i energjisë elektrike për tregtim një ditë përpara është vendosur dhe kjo është kyçe për Maqedoninë e Veriut në vend për ta përmirësuar sistemin i cili do t'i mundësojë të integrohet në BE dhe vendet fqinje. Vendi kohë më parë vendosi edhe një sistem funksional për transmetim të gazit, ndërsa dukshëm i zgjeroi edhe kapacitetet për burimet e rinovueshme të energjisë, por në këtë segment është megjithatë, nevojitet harmonizim shtesë i ligjvënies.

Sistemi i rezervave të naftës është përmirësuar, plotësoi Larkovski, ndërsa ka progres edhe në lidhje me dekarbonizimin. Por, rekomandimi është që shteti sa më shpejtë ta përditësojë Planin aksionar nacional dhe ta dorëzojë te Sekretariati i Bashkësisë Energjetike. Por, siç thekson Lorkovski, pritet ta shprehë strategjinë klimatike të vendit dhe partnerëve evropian dhe investitorëve t'u japë vizion të qartë si Maqedonia e Veriut sheh në dekarbonizimin dhe cila është e ardhmja e prodhimtarisë së thëngjillit në Maqedoninë e Veriut.

Lorkovski para anëtarëve të komisioneve tha se ka vonesë të caktuar në vonimin e ndërtimit të lidhshmërisë energjetike me Shqipërinë, ndërsa nëse ai projekt implementohet, theksoi së bashku edhe me disa të tjerë në rajon, më e vogël do të ishte mundësia të mos ketë energji elektrike, siç ndodhi kohë më parë.

Ngec, vlerësoi edhe tregu i gazit ku ka lidhje të dy kompanive dhe krijim të sistemit të ri operator për transmetim të gazit i cili ende nuk është certifikuar. Te organi rregullator është dërguar mendim në Bashkësinë Energjetike për certifikim, për shkak të së cilës pritet ai proces menjëherë të përfundojë.

Lidhur me sigurinë e furnizimit të energjisë elektrike, Lorkovski përmendi se ende nuk është miratuar ligji për siguri të rrjetit dhe sisteme të informacionit, fushë në të cilën tha, vendi sa më shpejtë duhet ta bëjë një hap përpara.

Ai theksoi edhe se ka elemente të cilat do të kërkojnë harmonizim shtesë me ligjvënien e BE-së, ndërsa ato janë, tha metodologjia për tarifat dhe kodet e rrjetit.

Drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike e lavdëroi punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe kryetarit të saj Marko Bislimovski. sa/

Foto: MIA 

 

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR