• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Maqedonia dhe "Kazanxhi Holding AS" me projekt të ri energjetik në vlerë prej një miliardë euro

Maqedonia dhe

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski dhe Shaban Xhemil, kryesues i Kazanxhi Holding AS, sot nënshkruan Memorandum mirëkuptimi, me çka hapet rruga për realizimin e projektit strategjik energjetik në vlerë deri 1 miliardë euro i cili ka për qëllim ta përforcojë pavarësinë energjetike dhe stabilitetin e shtetit.

"Dërgojmë sinjal të qartë se kemi vullnet ta sigurojmë sovranitetin tonë energjetik. Ky investim do të ketë ndikim afatgjatë ndaj sistemit energjetik të shtetit", deklaroi Mickoski në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të Memorandumit.

Projekti përfshin tre komponente kryesore, zhvillim të kapaciteteve të reja për prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të rrjetit distributiv për gaz natyror dhe masa për rritje të sigurisë në furnizimin me gaz.

Kryesuesi i "Kazanxhi Holding AS", Shaban Xhemil, theksoi se ky është rezultat i përgatitjeve shumëvjeçare dhe se projekti do të  zhvillohet me profesionalizëm të lartë, me qëllim që Maqedonia të bëhet qendër strategjike energjetike e Ballkanit.

Me realizimin e projektit pritet hapje e vendeve të reja të punës, mbështetje për industrinë dhe ulje e varshmërisë nga importi i energjensëve. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR