• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maqedonasit kanë shpenzuar më shumë para onlajn në Britaninë e Madhe

Maqedonasit  kanë shpenzuar më shumë para onlajn në Britaninë e Madhe

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Qytetarët e Maqedonisë për blerje të produkteve dhe shërbimeve me kartelë pagesore ndaj e-tregtarëve të huaj vitin e kaluar kanë shpenzuar 156,2 milionë euro që paraqet rritje prej 46,31 për qind në krahasim me vitin 2021.

Analizën që e ka bërë Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë (AETM) në bazë të të dhënave publikuara nga Banka popullore tregon se për 21,1 për qind është rritur edhe numri i e-transaksioneve që i kanë bërë qytetarët e Maqedonisë duke blerë onlajn jashtë vendit. Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuar më shumë para në Britaninë e Madhe (21,8 milionë euro), ndërsa në Luksemburg kanë bërë numrin më të madh të transaksioneve (865,9 mijë euro)

"Vlera më e madhe e realizuar nga qytetarët e Maqedonisë ndaj Britanisë së Madhe, Hungarisë dhe Holandës pritet nëse merret parasysh see kanë origjinën nga këto vende Amazon UK, ASOS (Britania e Madhe), WizzAir (Hungari) dhe Booking.com (Holandë). Nëse merret parasysh se degët evropiane të Amazon dhe AliExpress janë të regjistruara në Luksemburg, përmes të cilave kryhen transaksione për shumicën e vendeve evropiane, me përjashtim të Britanisë së Madhe, pritet edhe numri më i madh i transaksioneve të kryera në Luksemburg me vlerën mesatare më të ulët", thonë nga AETM.

Tek num

Tek numri i onlajn transaksioneve të realizuara marrin pjesë persona fizikë madje me 89 për qind në numrin e përgjithshëm dhe kanë vlerë mesatare për një tranaksion të realizuar prej 32.4 euro kundrejt 124.1 euro të realizuar nga persona juridikë.

Sipas kryetares së Asociacionit për e-tregti, Nina Angellovska, pritet që edhe më tej të vazhdojë rritja e vlerës dhe numrit të onlajn transaksioneve të realizuara nga qytetarët e RMV ndaj e-tregtarëve të huaj. mb/

Foto: AETM, arkvini i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR