MAPAS: Dita e ndërgjegjësimit për pensionet, informacion, argëtim dhe çmime për pjesëmarrësit
- Në kuadër të shënimit të Ditës së Ndërgjegjësimit Pensional - 15 shtator, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional MAPAS do të mbajë një ngjarje sot nga ora 11:00 deri në 13:30, në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit (përballë parkut të qenve), ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të mësojnë për të drejtat e tyre në sistemin pensional, si dhe të argëtohen dhe të fitojnë çmime.
- Post By Sara Ademi
- 10:18, 14 shtator, 2025
Shkup, 14 shtator 2025 (MIA) - Në kuadër të shënimit të Ditës së Ndërgjegjësimit Pensional - 15 shtator, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional MAPAS do të mbajë një ngjarje sot nga ora 11:00 deri në 13:30, në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit (përballë parkut të qenve), ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të mësojnë për të drejtat e tyre në sistemin pensional, si dhe të argëtohen dhe të fitojnë çmime.
Vizitorët do të kenë mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e MAPAS dhe kompanitë pensionale si dhe të bëjnë pyetje për të cilat do të marrin përgjigje nga ekspertët.
Programi do të pasurohet me muzikë, aktivitete argëtuese, lojëra krijuese për më të vegjlit, si dhe një kuiz njohurish ku do të ndahen mbi 180 çmime. sa/
Foto: Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional MAPAS