Manifestimi "Ditët e Holandës"
- Në kryeqytet para qendrës tregtare "Ist Gejt Moll" sot do të hapet manifestimi "Ditët e Holandës". Organizatori janë Ambasada e Mbretërisë së Holandës "European plants" dhe "Ist Gej Moll".
- Post By Melahat Baftija
- 08:08, 20 prill, 2023
Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Në kryeqytet para qendrës tregtare "Ist Gejt Moll" sot do të hapet manifestimi "Ditët e Holandës". Organizatori janë Ambasada e Mbretërisë së Holandës "European plants" dhe "Ist Gej Moll".
Në hapje, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë ambasadori holandez në vend Dirk Jan Kop, përfaqësus të Ambasadës së Holandës, drejtori ekzekutiv i "Ist Gejt Mol" Igor Davkov dhe përfaqësues të qendrës tregtare.
Do të shënohet edhe tridhjetë vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Holandës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të manifestimit deri më 30 prill do të festohet kultura dhe tradita e pasur e Holandës. Vizitorët më 22 dhe 23 prill do të kenë mundësi t'i degustojnë ushqimet e shijshme holandeze. mb/
Foto: Ist Gejt Moll