Mançini: Mançester Siti i Pep Guardiolës nuk është ekipi më i fuqishëm në botë
- Ish trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini nuk i konsideron "qytetarët" nën udhëheqjen e Pep Guardiolës për ekipin më të fuqishëm në botë.
- Post By Besnik Shuki
- 17:57, 9 qershor, 2023

Mançester, 9 qershor 2023 (MIA) - Ish trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini nuk i konsideron "qytetarët" nën udhëheqjen e Pep Guardiolës për ekipin më të fuqishëm në botë.
"Nuk mund të parashikojmë para finales. Mançester Siti i Guardiolës nuk është ekipi më i fuqishëm në botë, por di të luajë më së miri. Mirë e njoh Simone Inzagin, e pash si rritet si lojtar dhe trajner. Besoj në të. Apo ishte cak i kritikëve para disa javëve? Puna e trajnerëve nuk është e lehtë", deklaroi Mançini për "La Stampa".
Finalja në Ligën e kampionëve mes Mançester Sitit dhe Interit do të luhet më 10 qershor me fillim në ora 21. bsh/
Foto: EPA