• e martë, 26 nëntor 2024

Mançevski për MIA-n: Ndryshojmë edhe si njerëz, edhe si artistë

Mançevski për MIA-n: Ndryshojmë edhe si njerëz, edhe si artistë

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - "Ndryshojmë edhe si njerëz, edhe si artistë", thotë regjosori Millço Mançevski, duke u përgjigjur në pyetje të MIA-s nëse në esetë e përmbledhura në librin e tij të ri "Mançevski: Pesë ese" ka dallim në të menduarit e tij, duke pasur parasysh se janë shkruar në periudhë të gjatë kohore.

"Edhe po, edhe jo. Për shembull, eseja mëe  vjetër e cila është shkruar para miliona viteve, tani kur iu ktheva, posaçërisht përkthimit, pashë se ende dakordohem me veten. Ajo që e kam menduar atëherë, edhe pse është mjaft radikale. Nga ana tjetër, ka gjëra të cilat ndryshojnë, të cilat përsosen, të cilat transformohen, sepse ndryshojmë edhe si njerët edhe si artistë", thotë Mançevski.

Në promovimin e sontëm të librit të ri në Qendrën kulturore "Laboratorium" në Shkup, Mançevski në bisedë për MIA-n thotë se shpreson që libri i tij i ri do të hapë dialog për atë se si të krijohet nga perspektiva e një krijuesi.

Книгата содржи пет есеи пишувани во различни периоди, коишто се резултат на долгогодишните размислувања на Манчевски за уметноста од позиција на уметник во повеќе области - филм, фотографија,

Esetë, siç shton, janë nxitur nga praktika e tij artistike, nga të menduarit për teorinë e cila rrjedh nga interesi i tij në filmin eksperimental dhe drejt arteve eksperimentale figurative, si dhe nga puna e tij pedagogjike, si profesor shumëvjeçar, më së shumti në studimet p-asdiplomike në Universitetin në Nju-Jork.

Të menduarit dhe analizat e Mançevskit rezultojnë me ese komplekse të cilat janë prezantuar në konferenca ndërkombëtare. mes tyre janëe dhe "Bazuar në ngjarje të vërtetë: e vërtetë dhe rrëfim, art dhe besim", për herë të parë e prezantuar në konferencën "Film dhe besim" nël Vatikan në vitin 2011, eseja "Përse dua të shkruaj dhe urrej të bëj regjinë: rrëfimi i një skenaristi-regjisor që po shërohet" prezantuar në konferencën e profesorëve të skenarit dhe regjisë në Potsdam në vitin 2014 dhe eseja "Kur ndonjë film 'nuk ështl mjjaftueshlm maqedonas'" e vitit 2022. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR