Mançester Sity nënshkroi me portierin Markus Betinelli
- Mançester Siti ka nënshkruar me portierin e Çellsit, Markus Betinelli, njoftoi klubi.

Mançester, 10 qershor 2025 (MIA) - Mançester Siti ka nënshkruar me portierin e Çellsit, Markus Betinelli, njoftoi klubi.
Bettinelli (33) do të bëhet portieri i tretë i zgjedhur për "qytetarët" dhe do të marrë përsipër detyrat që më parë i mbante Skot Karsoni. Marrëveshja është për një vit dhe Betinelli do të jetë në skuadër për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet në SHBA, e cila fillon këtë javë.
Portieri është blerja e dytë e re që nga fillimi i afatit kalimtar të verës, pas mbrojtësit të majtë Rajan Ait-Nuri. Deri në fund të ditës, pritet "qytetarët" t'i finalizojnë edhe nënshkrimet e mesfushorëve Rajan Çerki nga Olympik Lion dhe Tixhani Rajnders nga Milani.
Foto: Mançester Siti