• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mançester Siti mund të mos e vazhdojë kontratën me De Brujnen

Mançester Siti mund të mos e vazhdojë kontratën me De Brujnen

Mançester, 23 tetor 2023 (MIA) – Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne mund të largohet nga klubi, transmeton "Football Insider".

“Qytetarët” mund të detyrohen ta ndërpresin bashkëpunimin me 32-vjeçarin belg nëse ai vazhdon të lëndohet shpesh.

De Brujne këtë sezon ka luajtur vetëm dy ndeshje për Sitin.

Megjithatë, De Brujne sezonet e kaluara ishte një nga më meritorët për suksesin e Mançester Sitit, kështu që mbetet të shihet nëse trajneri Pep Guardiola do të mund të llogarisë në shërbimet e tij në afatgjatë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR