• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mançester Siti do të ndërtojë Akademi sporti në Durrës

Mançester Siti do të ndërtojë Akademi sporti në Durrës

Tiranë, 27 prill 2023 (MIA) - Mançester Siti do të ketë Akademi Futbolli dhe Shkollë në qytetin-port të Shqipërisë, Durrësi.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë në Britaninë e Madhe publikoi se është nënshkruar marrëveshja me "Siti Futboll Grup", me të cilin Shqipëria do të ketë akademi përkatëse të futbollit, të njërit prej klubeve më të njohur.

Sipas tij falë ndihmës së miqve nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) Shqipëria tani i bahskohet shumë vendeve ku Mançester Siti ka shkollë futbolli.

Përveç talenteve nga Shqipëria, mundësi për të qenë pjesë e kampuseve trajnuese do të kenë edhe yjet e vegjël të futbollit nga rajoni.

"Po ... Akademia e klubit Mançester Siti dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijë do të ketë kampus rajonal në Durrës. Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën", shkroi Rama në Fejsbuk.

Marrëveshjen nga pala shqiptare e kanë nënshkruar ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, si edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

Mediat potencojnë se në nënshkrim ka marrë pjesë edhe biznesmeni i EBA, Mohamed Alabar i cili mori koncesion për "transformimin e Durrësit si Dubai".

Foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR