• e diel, 30 qershor 2024

Mançester Siti dhe Reali i Madridit çerekfinalistë në Ligën e kampionëve

Mançester Siti dhe Reali i Madridit çerekfinalistë në Ligën e kampionëve

Mançester/Madrid, 7 mars 2024 (MIA) - Mançester Siti dhe Reali i Madridit mbrëmë siguruan kualifikimin në çerekefinale të Ligës së kampionëve.

Kampioni aktual evropian Mançester Siti edhe në ndeshjen kthyese në "Etihad" e ka mundur Kopenhagën me rezultatin identik si në ndeshjen e parë 3:1.

Ndërkaq, Reali në Madrid luajti baraz me Lajpcigun me rezultatin 1:1 dhe siguroi kualifikimin mes tetë më të mirëve, pasi në ndeshjen e parë në Gjermani fitoi me rezultatin 1:0.

Kualifikim në çerekfinale të martën siguruan edhe PSZh-ja dhe Bajerni i Mynihut.

Faza eliminatore në këtë garë elitare evropiane për klube vazhdon javën e ardhshme me ndeshjet kthyese Arsenal-Porto (0:1 në ndeshjen e parë), Borusia Dortmund-PSV (1:1), Barcelona-Napoli (1:1) dhe Atletiko Madrid-Inter (0:1). bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR