• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mançester Junajted në verë do të marrë vendim për të ardhmen e Sanços dhe Grinvudit

Mançester Junajted në verë do të marrë vendim për të ardhmen e Sanços dhe Grinvudit

 Mançester, 7 janar 2024 (MIA) -  Mançester Junajted planifikon që në verë të marrë vendim për të ardhmen e Xhejdon Sançosdhe Mejson Grinvudit, raporton gazetari Fabricio Romano.

Pritet deri në verë  që klubi të ketë një drejtor të ri sportiv. 

 Njëzet e dyvjeçari Grinvud nga shtatori të vitit të kaluar ka luajtur për Hetafen si lojtar i huazuar. Këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje për klubin spanjoll, shënoi pesë gola dhe dha katër asistime. Anglezi nuk ka luajtur për Mançester Junajtedin  që nga janari i vitit 2022 për shkak të një skandali të dhunës në familje.

 Një vit më i madh, Sanço nuk është shfaqur në fushë për Mançester junajtedin që nga shtatori, kur klubi e pezulloi pas një konflikti me trajnerin kryesor të ekipit Erik ten Hag. Futbollisti në pjesën e dytë të sezonit aktual do të huazohet në Borusia Dortmund, për të cilin ka luajtur para se të kalonte te Mançester Junajted.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR