• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mançester junajted këtë verë do të shesë katër lojtarë kyç

Mançester junajted këtë verë do të shesë katër lojtarë kyç

Londër, 8 korrik 2023 (MIA) - Mançester junajted dëshiron të ndahet nga katër lojtarë kyç këtë verë.

Sipas "Indipendent" trajneri kryesor, Erik ten Heg ka ndër mend t'i shesë Xhejdon Sanço, lojtarët mesfushorë Fred, Skot Mektominaj dhe soljtarin mbrojtës Hari Meguajer. Ky hap është i domosdoshëm në mënyrë që të lihet hapsëirë për përforcime të reja në afatin e ardhshëm kalimtar.

Lojtari 23-vjeçar Sanço është në Mançester junajted prej verës së vitit 2021. Në sezonin 2022/23, ai luajti në 41 ndehsje për klubin, duke shënuar shtatë gola dhe tri asistime.

Fred, tridhejtëvjeçar sezonin e kalaur luajti në gjithsej 56 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe po aq asistime. U kumtua se Real Madridi është i interesuar për të.

Në sezonin 2022/23, 26-vjeçari Mektominaj luajti 38 ndeshje për "Djajtë e kuq", duke shënuar tre gola dhe një asistim. Njukasëll dëshiron ta angazhojë atë.

Mekguajer i cili është 30-vjeçar në ekipin nga "Olld traford" është prej vitit 2019. Në sezonin 2022/23 anglezi luajti në 31 ndeshje. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR