Mançester Junajted është shumë afër nënshkrimit të De Lihtit
- Mançester Junajted është shumë afër nënshkrimit të mbrojtësit të Bajern Mynih, Matias de Liht.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:15, 21 korrik, 2024

Mynih, 21 korrik 2024 (MIA) - Mançester Junajted është shumë afër nënshkrimit të mbrojtësit të Bajern Mynih, Matias de Liht.
"Djajtë e Kuq" po përgatiten të ofrojnë 45 milionë funta plus bonuse për bavarezët për të siguruar reprezentuesin holandez, transmeton "Expres"-i anglez.
Besohet se klubi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale për qendërmbrojtësin.
De Liht, i cili më parë ka punuar me menaxherin e "Djajve të Kuq", Erik ten Hag në Ajaks, do të bëhet nënshkrimi i dytë mbrojtës i ekipit gjatë verës pas ardhjes së Leni Joro nga Lil.
Në "Old Traford" u transferua edhe Xhshua Zirkze.
Foto: Arkivi