Mançester Citi ka arritur marrëveshje me Kovaçiqin
- Mesfushori i Çellzit, Mateo Kovaçiq, në të ardhmen e afërt mund të transferohet në Mançester Siti.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:27, 9 qershor, 2023

Londër, 9 qershor 2023 (MIA) – Mesfushori i Çellzit, Mateo Kovaçiq, në të ardhmen e afërt mund të transferohet në Mançester Siti.
Sipas gazetarit Fabricio Romano, kroati 29-vjeçar ka rënë dakord për kushtet me klubin e Mançesterit. Çellzi dhe Siti tani duhet të bien dakord për shumën e transferimit.
Këtë sezon, Kovaçiqi ka luajtur në 37 ndeshje në të gjitha ndeshjet, duke shënuar dy gola dhe dy asistime.
Portali “Transfermarkt” e vlerëson vlerën e lojtarit në 40 milionë euro. ar/
Foto: EPA