• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mali: Tregu i vetëm i punës do të kontribuojë për progresin ekonomik dhe investimet

Mali: Tregu i vetëm i punës do të kontribuojë për progresin ekonomik dhe investimet

Beograd, 1 mars 2024 (MIA) - Tregu i vetëm i punës i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është vendosur zyrtarisht prej sot, deklaroi ministri i Financave, Sinisha Mali dhe shtoi se kjo do të kontribuojë për progres të mëtutjeshëm ekonomik dhe investime më të mëdha në rajonin tonë, si dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendeve nënshkruese, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Sinisha Mali tha se sot filloi zbatimi i Protokollit për lidhjen e skemës për identifikimin elektronik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe Protokollit për zbatimin e marrëveshjes për kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor të cilat ishin nënshkruar në janar në Shkup në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. 

"Këto janë protokolle shumë të rëndësishme në kuadër të nismës Ballkani i Hapur dhe falë zbatimit të tyre, qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi që të hyjnë në territorin e cilido vend me dokument të vlefshëm personal për lëvizje të lirë dhe mundësi për punësim në të gjitha tre vendet pa dhënie të lejes së punës", tha Sinisha Mali në kumtesën dërguar mediave. 

Mali theksoi edhe se shërbimet elektronike për regjistrim të të punësuarve në tregun e vetëm të punës do të bëhen të kapshme për qytetarët gjatë javës së ardhshme, si dhe se do të lidhen portalet për e-menaxhim të të trija vendeve. 

Vendosja e tregut të përbashkët të punës në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, shtoi Mali, do të jetë në interes edhe për qytetarët edhe për ekonominë në rajon si tërësi, sepse zgjerimi i tregut të punës hapë mundësi më të mëdha afariste edhe për individët edhe për kompanitë.

Sipas tij, me heqjen e dokumenteve dhe procedurave të shumta, qytetarët e tre vendeve nënshkruese do të munden më lehtë të gjejnë punësim më të mirë dhe të punojnë, që do të kontribuojë për qarkullim më të madh dhe lidhje të njerëzve në rajon. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR