Mali i Zi në KB do të votojë për rezolutën për Srebrenicën
- Qeveria e Malit të Zi vendosi që vendi të votojë për rezolutën për Srebrenicën në KB.
- Post By Besnik Shuki
- 15:23, 9 maj, 2024

Podgoricë, 9 maj 2024 (MIA) - Qeveria e Malit të Zi vendosi që vendi të votojë për rezolutën për Srebrenicën në KB.
Këtë lajm e publikoi portali RTCG, duke iu referuar burimeve anonime në Qeverinë e Malit të Zi.
"Do t'i bashkangjitemi dënimit të çdo gjenocid", u publikua në portalin e Qeverisë.
Për këtë rezolutë sot në Kuvendin e Malit të Zi do të flasë kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq. bsh/
Foto: MIA arkiv