• e premte, 05 dhjetor 2025

Mali i Zi mbyll kapitullin e prokurimit publik në negociatat me BE-në

Mali i Zi mbyll kapitullin e prokurimit publik në negociatat me BE-në

Podgoricë, 27 qershor 2025 (MIA) - Mali i Zi sot zyrtarisht mbylli Kapitullin 5 - "Prokurimi Publik" - në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, duke mbyllur kështu gjithsej shtatë nga 33 kapituj deri më tani.

Ministri i Financave Novica Vukoviq tha se ky është "konfirmim se shteti është i gatshëm të menaxhojë fondet publike në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme", në përputhje me standardet evropiane.

Qeveria thekson se procesi i prokurimit publik është reformuar, dixhitalizuar dhe përmirësuar plotësisht me fokus në mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit. Edhe pse autoritetet e festojnë këtë hap si një sukses të rëndësishëm, një pjesë e sektorit të shoqërisë civile e vlerëson atë si të pamjaftueshëm, duke kujtuar se vetëm një kapitull nga disa të shpallur është mbyllur deri më tani.

Mali i Zi ka nisur negociatat për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe ka një plan ambicioz për të mbyllur të gjitha kapitujt deri në fund të vitit 2026. Megjithatë, kapitujt mbi lirinë e lëvizjes dhe politikën e jashtme mbeten të bllokuar, ndërsa Kroacia tashmë ka bllokuar progresin në politikën e sigurisë për shkak të çështjeve dypalëshe. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR