• e diel, 22 dhjetor 2024

Makroni uron Siljanovska Davkovën: Po hapet një faqe e re te miqtë tanë maqedonas

Makroni uron Siljanovska Davkovën: Po hapet një faqe e re te miqtë tanë maqedonas

 Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni e uron Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e presidentes së shtetit.

 "Po hapet një faqe e re te miqtë tanë maqedonas. E përshendes përkushtimin e guximshëm të Stevo Pendarovskit, ndërsa   Gordana Siljanovska Davkovës  i dërgoj urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen për Presidente", ka shkruar Makron në një postim në faqen e tij në Fejsbuk.

 Makron në postimin e tij shton se Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut për ta shoqëruar në reformat dhe të ardhmen e saj evropiane.

 Siljanovska Davkova, gjithashtu në një postim në Fejsbuk e ka falënderuar presidentin francez për urimin.

 "President Makron, Ju faleminderit për urimet! Franca, si një nga vendet themeluese të BE-së ka rolin dhe përgjegjësinë më të rëndësishme për suksesin e projektit evropian. Mbështetja Juaj shpresoj do ta hapë rrugën Maqedonisë drejt Evropës, ndërsa ajo që mund të zotohem është se do të ndërtoj një konsensus për reforma që do t'u mundësojnë qytetarëve të Maqedonisë të jetojnë jetë evropiane", thotë Siljanovska Davkova.

Njëkohësisht, shton ajo në njoftim, si dy vende mike, gjatë mandatit tim do të punoj për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht shkëmbimin ekonomik, kulturor dhe shkencor. 

 Foto: Fesjbuku i Emaniel Makronit

 

QËNDRONI TË LIDHUR