Makroni: Shteti barbar ka rënë më në fund, nderoj popullin sirian për guximin dhe durimin e tyre
- Presidenti francez Emanuel Makronisot ka përshëndetur lajmin për rënien e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asadit, duke thënë se më në fund "ka rënë shteti barbar".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:45, 8 dhjetor, 2024
Paris, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makronisot ka përshëndetur lajmin për rënien e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asadit, duke thënë se më në fund "ka rënë shteti barbar".
Makroni në platformën Iks ka shkruar se Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithë popujve të Lindjes së Mesme.
"Shteti barbar ka rënë. Përfundimisht. Nderoj popullit sirian për guximin, për durimin e tyre. Në këtë moment pasigurie, u uroj atyre paqe, liri dhe unitet", theksoi Makroni.
Foto: EPA