• e premte, 05 dhjetor 2025

Makroni për vizitë në Vietnam

Makroni për vizitë në Vietnam

Hanoj, 26 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot në Vietnam prej ku dhe e filloi turneun pas Azisë Juglindore, përsëriti angazhimin e tij për një përparim botëror "të bazuar në ligj".

Makron foli për "mosbaraspeshim të madh dhe kthim në retorikën e bazuar në fuqi ose frikësim" gjatë takimit me homologun e tij vietnamez, Luong Kuong.

Presidenti francez shtoi se duhet të ndërmerren veprime të përbashkëta për të ruajtur shtetin e së drejtës, si kusht i domosdoshëm për prosperitet.

Makron e prezantoi Francën si alternativë të sigurt për Vietnamin, vend i mbërthyer midis Uashingtonit i cili kërcënon të vendosë tarifa shtesë mbi eksportet e tij në tregun amerikan dhe Pekinit, aleat prej kohësh me të cilin Hanoji ka mosmarrëveshje territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Franca dhe Vietnami sot nënshkruan marrëveshjen e 13-të, mes të cilave dhe për energjinë bërthamore, sektor kyç për vendin aziatik të varur nga karburantet fosile të cilat dëshiron të plotësojë nevojat në rritje të popullsisë së saj, si dhe për transportin dhe satelitët.

Pallati i Eliseut kumtoi se vizita e Makronit "do të forcojë bashkëpunimin në sektorët strategjikë siç është energjia, transporti dhe mbrojtja".

Disa biznesmenë francezë e shoqërojnë Makronin si pjesë e këtij turneu.

Makron nesër udhëton për në Indonezi, ndërsa turneu do të përfundojë të premten në Singapor, ku do të mbajë fjalim hyrës në dialogun Shangri-La, një forum i madh për siguri dhe mbrojtje në Azi. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR