Makroni: Motori francez - gjerman duhet të jetë më i fortë se kurrë
- – Presidenti francez Emanuel Makron i dërgoi urim kancelarit të porsazgjedhur gjerman Fridrih Merc, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të thelluar ndërmjet Parisit dhe Berlinit.
- Post By Fitore Curri
- 19:25, 6 maj, 2025
Paris, 6 maj 2025 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron i dërgoi urim kancelarit të porsazgjedhur gjerman Fridrih Merc, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të thelluar ndërmjet Parisit dhe Berlinit.
“E jona është që ta bëjmë motorin francez-gjerman më të fortë se kurrë dhe ta përshpejtojmë agjendën tonë evropiane për sovranitet, siguri dhe konkurrencë”, porositi Makroni në gjuhën gjermane.
Dy liderët do të takohen nesër në Paris, në kuadër të udhëtimit të parë jashtë vendit të Mercit si kancelar, i cili përfshin edhe vizitë në Varshavë. fc/
Foto: Arkivi