Makroni edhe një herë i ka bërë thirrje Hamasit që ta pranojë marrëveshjen për armëpushim
- - Presidenti francez Emanuel Makron i bëri thirrje sot lëvizjes islamike palestineze Hamas, "përgjegjësia e së cilës është e madhe", të pranojë marrëveshjen për armëpushim të propozuar nga homologu i tij amerikan Xhozef Bajden, kumtoi pallati i Eliseut.
- Post By Fami Bajrami
- 19:03, 4 qershor, 2024
Paris, 4 qershor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron i bëri thirrje sot lëvizjes islamike palestineze Hamas, "përgjegjësia e së cilës është e madhe", të pranojë marrëveshjen për armëpushim të propozuar nga homologu i tij amerikan Xhozef Bajden, kumtoi pallati i Eliseut.
"Pengjet, duke përfshirë edhe dy bashkatdhetarët tanë, më në fund duhet të kthehen në familjet e tyre. Vuajtjet e palestinezëve në Gazë patjetër duhet të marrin fund. Autoriteti palestinez i reformuara dhe i forcuar duhet të sigurojë qeverisjen me Gazën dhe ai territor duhet të bëhet pjesë përbërëse e shtetit të ardhshëm palestinez", tha Makroni në bisedën telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Presidenti francez shprehu angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit dhe përsëriti se "Franca është e vendosur të kontribuojë për paqen dhe sigurinë për të gjithë".
Më 24 maj, Makron diskutoi për këto çështje me kryeministrin e Katarit Mohamed bin Abdelrahman Al-Tani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë në Pallatin e Eliseut.
Presidenti francez ka bërë thirrje për "përmbajtje më të madhe" në kufirin midis Izraelit dhe Libanit, ku shkëmbimi i zjarrit është intensifikuar ditët e fundit. rq/ fc/
Foto: Arkivi i MIA-s