• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron vizitoi ushtarët ukrainas që trajnohen në Francë për luftë kundër Rusisë

Makron vizitoi ushtarët ukrainas që trajnohen në Francë për luftë kundër Rusisë

Paris, 9 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot ka vizituar ushtarët ukrainas që janë duke u stërvitur në një kamp ushtarak në lindje të Francës.

Për shkaqe sigurie, kabineti i Makronit tha se nuk mund të tregojnë vendndodhjen.

Brigada ukrainase që Makroni vizitoi sot po përgatitet dhe po armatoset për luftë kundër armatës ruse.

Armata franceze po trajnon 2.300 ushtarë ukrainas, duke i mësuar se si të përdorin dhe mbajnë armët e furnizuara nga Franca dhe duke iu nënshtruar kushteve të ngjashme luftarake.

Është hera e parë që Makron ka takuar disa nga 15.000 trupat ukrainase të stërvitur nga Franca që nga fillimi i invazionit rus në shkurt të vitit 2022.

  

QËNDRONI TË LIDHUR