• e diel, 22 dhjetor 2024

Makron: Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit është masakra më e madhe antisemite e këtij shekulli

Makron: Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit është masakra më e madhe antisemite e këtij shekulli

Paris, 7 shkurt 2024 (MIIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni sot deklaroi se sulmin që e ka kryer Hamasi në Izrael më 7 tetor është "masakra më e madhe antisemite e shekullit tonë". 

Duke folur në një ceremoni shtetërore për nderimin e francezëve të vrarë në sulm, Makroni tregoi se çdo ditë po lufton për lirimin e tre francezëve për të cilët beson se ende po mbahen pengje të lëvizjes islamike palestineze.

Ai shtoi se nuk duhet t'i dorëzohet antisemitizmit.

"Asgjë nuk mund ta justifikojë apo të japë justifikim për këtë terrorizëm", tha presidenti francez në oborrin e Pallatit të Invalidëve në Paris, ku janë ekspozuar fotografitë e viktimave.

Në sulmin në Hamas, i cili çoi në operacionin ushtarak izraelit në Rripin e Gazës, u vranë 42 qytetarë francezë.

Pallati i Eliseut planifikon një ceremoni në nderim të viktimave franceze të bombardimeve izraelite në Gaza, por data dhe formati i këtij përkujtimi ende nuk janë përcaktuar. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR