• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron: Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të forcave tokësore në Ukrainë nëse Moska thyen vijën e frontit dhe nëse e kërkon Kievi

Makron: Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të forcave tokësore në Ukrainë nëse Moska thyen vijën e frontit dhe nëse e kërkon Kievi

Paris, 2 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Francës Emanuel Makron përsëri nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë.

Në një intervistë të publikuar sot në britaniken “Ekonomist”, Makroni deklaroi se duhet "ta bëjmë këtë pyetje nëse Moska e thyen vijën e parë të frontit dhe nëse Kievi e kërkon atë", raportojnë mediat franceze. 

"Ndërsa rusët thyejnë vijën e frontit dhe nëse vjen një kërkesë nga Ukraina - gjë që nuk është rast sot - duhet të pyesim në mënyrë legjitime", deklaroi presidenti francez për javoren britanike.

“Të përjashtohet kjo pyetje apriori do të thotë se nuk kemi mësuar leksionin e dy viteve të fundit, kur vendet e NATO-s fillimisht hodhën poshtë mundësinë e dërgimit të tankeve dhe avionëve në Ukrainë përpara se të ndryshonin përfundimisht mendjen”, shtoi lideri francez. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR