• e martë, 05 nëntor 2024

Makron në Sorbonë: Ekziston rreziku që kjo Evropë e jona të vdesë

Makron në Sorbonë: Ekziston rreziku që kjo Evropë e jona të vdesë

Paris, 25 prill 2024 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron, sot, gjatë fjalimit në Universitetin e Sorbonës në Paris deklaroi se "ekziston rreziku që kjo Evropë e jona të vdesë", transmetuan mediumet britanike.

Presidenti francez potencoi se beteja për ndërtim të një Evrope të fuqishme është larg përfundimit dhe se rrezikon në dekadën e ardhshme të stagnojë prapa rivalëve botërorë.

Evropa, vlerësoi makron, është në pikën kthesë dhe duhet të bëjë më shumë që të garojë me armatosjen e përshpejtuar të rivalëve të vet global.

Ai theksoi se duhet të vijë deri te ndryshimi i modelit të rritjes ekonomike të BE-së sepse i tanishmi është i paqëndrueshëm dhe se BE-ja ngecë në kontekst global në të cilin sillen në pikëpyetje parimet e tregtisë së lirë.

Makron shtoi se Brekziti është "shpërthimi, efektet negative të të cilit do të thonë se sot askush nuk duhet të guxojë të propozojë braktisje të Evropës". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR