• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron: Fitorja e ekstremit të majtë ose të djathtë mund të shkaktojë luftë civile

Makron: Fitorja e ekstremit të majtë ose të djathtë mund të shkaktojë luftë civile

Paris, 25 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Francës Emanuel Makron vlerësoi se fitorja e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathtë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare mund të shkaktojë "luftë civile".

Ai tha se partia e ekstremit të majtë "Franca e pamposhtur", si dhe partia e ekstremit të djathtë "Mbledhje kombëtare" e Marin Le Pen, zbatojnë politika që "inkurajojnë ndarjet dhe tensionet midis bashkësive", njoftoi politiko.eu.

"Përgjigja e së djathtës ndaj paqëndrueshmërisë është që të reduktojë njerëzit në fenë e tyre ose origjinën e tyre dhe për këtë arsye i shtyn njerëzit drejt luftës civile", theksoi Makron. rq/ fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR