• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron: Evropa ka nevojë për një zgjim strategjik për shkak të Rusisë

Makron: Evropa ka nevojë për një zgjim strategjik për shkak të Rusisë

Pragë, 5 mars 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron para vizitës së sotme në Pragë apeloi se Evropa ka nevojë për një zgjim strategjik pasi "Rusia po luan me kohën" dhe tha se asgjë nuk është përjashtuar në debatin për atë se çfarë mund të bëhet për të ndihmuar Ukrainës.

"Në përgjigje të pyetjes që më pyetën për dërgimin e trupave (në Ukrainë), thashë se asgjë nuk përjashtohet. Çdo fjalë është e rëndësishme. Tani për tani, evropianët duhet të pyesin veten nëse strategjia e tyre aktuale përputhet me qëllimet e deklaruara. Demokracitë tona kanë nevojë për një nxitje, kanë nevojë për një zgjim strategjik", tha Makron në intervistën për gazetën ditore çeke "Pravo".

Në intervistën e publikuar sot, ndërsa edhe në kumtesën e djeshme nuk ka asnjë deklaratë që dje e kanë cituar mediat ruse se Franca nuk planifikon të dërgojë trupat e saj në Ukrainë në të ardhmen e afërt.

"Ne po hapim një debat dhe po mendojmë për gjithçka që mund të bëhet për të ndihmuar Ukrainën . Gjithmonë kam thënë se cila është korniza ynë: ne nuk luftojmë kundër popullit rus dhe refuzojmë të hyjmë në logjikën e përshkallëzimit. Por, ukrainasit po luftojnë për vlerat tona, sigurinë dhe lirinë tonë dhe qasja jonë duhet të jetë adekuate ndaj kësaj sfide", tha presidenti francez.

Makron paralajmëroi se regjimi i presidentit rus nuk nuk e fitoi atë luftë, siç ai përpiqet ta tregojë.

"Përkundrazi, Rusia pësoi një sërë dështimesh strategjike, NATO u forcua dhe ne morëm vendimin që Ukraina të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rusia tani po përpiqet të na bëjë të besojmë se koha po luan në favor të saj dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet dhe për aq kohë sa duhet që të rrëzohet, edhe ai konflikt edhe agresioni i saj”, tha Makron.

Presidenti francez kujtoi se në fund të shkurtit, anëtarët e BE-së në konferencën në Paris ranë dakord të bëjnë më shumë për Ukrainën në pesë fusha - mbrojta kibernetike, prodhimi i përbashkët i armëve në Ukrainë, për sigurinë e vendeve që kërcënohen drejtpërdrejtë nga ofensivat ruse, siç është Moldavi, në forcimin e kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë dhe heqjen e minave.

Makron sot në Pragë do të bisedojë me presidentin çek Petër Pavel për nismën çeke për të gjetur 1,4 miliardë dollarë për të blerë 800,000 copë municion, edhe të kalibrit të përdorur nga NATO edhe atij sovjetik, të cilat Republika Çeke ka rënë dakord t'i blejë nga vende të treta, ndërsa pritet presidenti francez sot ta kumtojë shumën që Franca do të investonte.

Me kryeministrin çek Petër Fijala, presidenti Makron do të diskutojë kryesisht për energjinë bërthamore, sepse kompania franceze EDF po merr pjesë në tenderin për ndërtimin e një reaktori të ri në centralin Dukovani, ndërsa qeveria çeke planifikon të ndërtojë katër reaktorë të rinj në vend të dy në centralet bërthamore Dukovani dhe Temelin. Makron dhe Fiala do të nënshkruajnë gjithashtu Planin e Veprimit të partneritetit strategjik të Francës dhe Republikës Çeke për periudhën 2024-2028. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR