• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron e uroi Trampin dhe shprehu gatishmëri për punë të përbashkët

Makron e uroi Trampin dhe shprehu gatishmëri për punë të përbashkët

Paris, 6 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e uroi Donald Trampin, duke i'u drejtuar si presidenti i SHBA-së, me mesazh se është "i gatshëm të punojnë së bashku" sikur para katër viteve, gjatë mandatit të tij paraprak.

"Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet", shënoi presidenti francez në rrjetin X.

Trampi paraprakisht në mëngjes shpalli fitore në zgjedhjet në SHBA.

Sipas parashikimeve të agjencisë Asoshiejted pres dhe mediave tjera udhëheqëse, Trampi është në prag të fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA pasi ka siguruar 267 vota elektorale, ndërsa rivalja e tij, kandidatja demokratike Kamala Haris ka 224. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR