• e diel, 22 dhjetor 2024

Makron e prezantoi planin nacional ekologjik - "ekologji në mënyrë franceze"

Makron e prezantoi planin nacional ekologjik -

Paris, 26 shtator 2023 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel makron e prezantoi planin ekologjik nacionaë për uëje të emetimeve të gazrave të qelqta për 55 për qind dhe vënien fund të përdorimit të derivateve fosile deri në vitin 2030.

Gardian lajmëron se pas takimit me ministrat, Makron tha se në programin prej 50 pikave, të cilin ai e quajti "ekologji në mënyrë franceze", do të investohen plotësisht 10 miliardë euro.

"Me rëndëi thelbësore është Franca ta ulë varësinë nga derivatet fosile, thëngjilli, benzina dhe gazi, të cilat tashmë nuk i prodhojmë, por nga të cilat varemi", tha Makron, duke shtuar se qëllimi është deri në vitin 2030 të ulet kjo varësi bga 60 sa është tani, në 40 për qind.

Presidenti francez theksoi se prioritet është ndërprerja e plotë e shfrytëzimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike deri në janar të vitit 2027.

Plani për mbrojtje të mjedisit jetësor i Makronit përfshin edhe përshpejtim të prodhimit të automobilave elektrik, projekte të reja lidhur me ofshor elektranat me erë, hapje të disa fabrikave për bateri në veri të vendit, si dhe hartë e cila do të cekë se ku mund të gjenden resurset natyrore në Francë, përfshirë hidrogjen dhe elemente bazike për bateri litiumi.

Plotësisht, Qeveria franceze do të investojë 700 milionë euro për zhvillim të rrjetit rajonal hekurudhor. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR