• e martë, 17 mars 2026

Makron drejtuar Pezeshkianit: Irani të ndalojë menjëherë sulmet e papranueshme

Makron drejtuar Pezeshkianit: Irani të ndalojë menjëherë sulmet e papranueshme

Paris, 16 mars 2026 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron njoftoi mbrëmë se në një bisedë me presidentin iranian Masud Pezeshkian, i bëri thirrje Iranit që menjëherë të ndërpresë sulmet ndaj vendeve në rajonin e Lindjes së Afërt, të kryera drejtpërdrejt ose përmes ndërmjetësve në Iran dhe Liban.

“I kujtova atij se Franca vepron brenda një kuadri rreptësisht mbrojtës, me qëllim mbrojtjen e interesave të saj, partnerëve rajonalë dhe lirisë së lundrimit, dhe se është e papranueshme që vendi ynë të jetë në shënjestër”, shkroi Makron në një postim të publikuar në platformën sociale Iks.

Ai thekson se një përshkallëzim i pakontrolluar si ai aktual po e zhyt të gjithë rajonin në kaos, me pasoja të rënda, si sot ashtu edhe për vitet që do të vijnë.

"Çmimin po e paguan populli i Iranit, si dhe popujt e të gjithë rajonit. Vetëm një marrëveshje e re kornizë politike dhe sigurie mund të garantojë paqen dhe sigurinë për të gjithë. Një kornizë e tillë duhet të sigurojë që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore, duke kundërshtuar njëkohësisht rreziqet e programit të tij të raketave balistike dhe aktivitetet destabilizuese në rajon dhe në botë", theksoi presidenti francez.

Makron theksoi gjithashtu se lundrimi i lirë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të mundësohet sërish sa më shpejt të jetë e mundur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR