• e diel, 22 dhjetor 2024

Makron dhe Sholc: Aleatët e Ukrainës janë të bashkuar

Makron dhe Sholc: Aleatët e Ukrainës janë të bashkuar

Berlin, 15 mars 2024 (MIA) - Pas takimit të tij me kancelarin gjerman Ollaf Sholc dhe kryeministrin polak Donald Tusk, presidenti francez Emanuel Makron tha se tre vendet mbeten "të bashkuara dhe energjike" kur bëhet fjalë për përkrahjen për Ukrainën.

"Ne e ndajmë bindjen tonë: Ukraina është për sigurinë tonë dhe ardhmërinë tonë. Vullneti i përbashkët është të përkrahet Ukraina aq gjatë sa nevojitet dhe të mos lejohet Rusia ta fitojë luftën e saj", tha Makron pasdite në Berlin.

Megjithatë, Makroni tha se përkrahësit e Ukrainës asnjëherë nuk do të ndërmarrin iniciativë për eskalim të konfliktit.

"Fakti se ne të tre sot jemi të bashkuar, e kemi zgjuarsinë e njëjtë lidhur me situatën në Ukrainë dhe jemi të vendosur që kurrë të mos lejojmë Rusia të fitojë dhe ta përkrahim popullin ukrainas deri në fund, është fuqi për ne, për popujt tanë, sigurinë tonë dhe Evopën tonë", tha ai.

Makroni nuk u përqëndrua në "çështjen kontroverse" për sistemimin e mundshëm të trupave tokësorë perëndimorë në Ukrainë - pozitë që e vë në kundërshtim me Sholcin.

Nga ana e tij, Sholc e theksoi unitetin e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për përkrahje të Ukrainës, edhe krahas mosmarrëveshjeve publike mes aleatëve ditëve të fundit.

Ai tha se përkrahësit evropianë të Ukrainës duhet të blejnë armë nga tërë bota që ta përkrahin vendin në luftën e tij kundër pushtimit rus.

Kancelari gjerman tha edhe se prodhimi i pajisjes ushtarake do të zgjerohet në bashkëpunim me partnerët e Ukrainës dhe se do të formohet koalicion i ri për furnizimin e Ukrainës me raketa me rrezeveprimi të gjatë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR