• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron: Është e nevojshme të shmanget përshkallëzimi në Lindjen e Afërt

Makron: Është e nevojshme të shmanget përshkallëzimi në Lindjen e Afërt

Paris, 22 prill 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu e përsëriti qëndrimin e Parisit zyrtar se është e nevojshme të shmanget përshkallëzimi në Lindjën e Afërt.

Ai, gjithashtu, tha se është i rëndësishëm edhe kundërshtimi i përpjekjeve të Iranit për të destabilizuar rajonin, publikoi Pallati Elize.

Makron, shtohet në kumtesën, i ka thënë kryeministrit izraelit se Franca kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe të përherhshëm në Gazë dhe të punojë për të ulur tensionet në kufirin midis Izraelit dhe Libanit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR