• e hënë, 23 dhjetor 2024

Majstoroviq për MIA-n: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë shanse të mëdha për të rivitalizuar zgjerimin e BE-së

Majstoroviq për MIA-n: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë shanse të mëdha për të rivitalizuar zgjerimin e BE-së

Strugë, 17 qershor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë shanse të mëdha që të rivitalizojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian. Këto dy vende unë i shoh si një valë e re kandidatësh që me entuziazmin, përkushtimin dhe energjinë e tyre mund të sjellin një ambient të ri në procesin e integrimit evropian, thotë Sërgjan Majstoroviq, kryetar i Këshillit drejtues të Qendrës për politika evropiane dhe anëtar i BIEPAG, ekspert për çështje evropiane dhe njohës i mirë i politikave të BE-së.

Majstoroviq thekson se vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për dy çështje të rëndësishme.

“Një nga çështjet është se në ç’mënyrë këto vende do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, marrë parasysh metodologjinë e rishikuar të inkuadrimit e cila fatkeqësisht deri në këtë moment nuk ka dhënë rezultate adekuate. Ndërsa çështja e dytë është – kur? Ne patjetër të mendojmë për një kornizë kohore, një horizont kohor, sepse në të kundërtën do të humbemi përsëri në rrugën tonë dhe pamundësinë për t'u fokusuar në atë që është me rëndësi dhe për t'u fokusuar në këtë, faktori kohë është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, thotë Majstoroviq në intervistën për MIA-n.

Intervista e plotë me video materialin do të publikohet nesër.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR