• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maja Avramova emërohet u.d. kryetare e Gjykatës Themelore në Gjevgjeli ndërsa gjyqtarja Todorova emërohet në GJTH Dellçevë

Maja Avramova emërohet u.d. kryetare e Gjykatës Themelore në Gjevgjeli ndërsa gjyqtarja Todorova emërohet në GJTH Dellçevë

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor sot e mban mbledhjen e 503-të në të cilën solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të pensionimit të gjyqtares Marica Avramçeva Zafirova, kryetare e Gjykatës Themelore në Gjevgjeli, ku për u.d. kryetarja e caktoi gjyqtaren Maja Avramova e cila është edhe kandidate për kryetare të gjykatës.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli solli vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhje të kryetarëve të Gjykatës së Apelit në Gostivar dhe Gjykatës Themelore në Kratovë. Njëherit, zgjodhi edhe gjyqtaren e jurisë në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit dhe Gjykatën Themelore - Gjevgjeli.

Gjyqtarit Ahmet Idrizi nga Gostivari iu miratuan shpenzimet e rrugës për transport për angazhimin e tij në Gjykatën Themelore Penale - Shkup, njejtë sikur edhe gjyqtarit Dragan Jakovlevski  nga Manastiri i cili e kryen funksionin gjyqësor në Gjykatën Themelore-Krushevë.

Këshilli Gjyqësor sot formoi komisione për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve pas shpalljes së publikuar për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve dhe kandidatëve për kryetarë të gjykatave dhe e delegoi gjyqtarja Katerina Todorova nga Gjykata Themelore - Strumicë, në Gjykatën Themelore - Dellçevë për periudhën prej një viti.

Sot është miratuar edhe procesverbali i mbledhjes së 499-të të Këshillit Gjyqësor të RMV-së nga data 19.09.2024, ndërsa mbledhja duhet të vazhdojë me diskutimin e parashtresave dhe ankesave të qytetarëve dhe personave juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, i dorëzuar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendimmarrje sipas raporteve të Komisionit për konstatimin e gjendjes faktike pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, formimin e komisioneve të raportuesve pas dorëzimit, kërkesa për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të një gjykate dhe të ndryshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR