Mafinat më të thjeshta me misër dhe djathë feta, perfekt të butë dhe plot shije.
Përbërësit:
2 vezë
1 filxhan (180 ml) jogurt
2 filxhanë miell misri
1/2 filxhan vaj
1/2 bustinë pluhur pjekjeje
1/2 lugë çaji kripë
300 gram djathë feta
Përgatitja:
Rrihni vezët me një rrahëse teli, shtoni kosin, miellin, pluhurin pjekës dhe kripën dhe rrihni derisa përzierja të bashkohet. Shtoni djathin feta të prerë në katror në përzierje dhe mbushni format e mafinave. Piqeni në 200°C për rreth 15 minuta.
Foto: Freepik