Mëngjesin e sotëm temperatura në minus në Berovë dhe Strumicë
- – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalisht 6 gradë janë matur në Krushevë.
- Post By Fitore Curri
- 09:36, 30 tetor, 2025
Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalisht 6 gradë janë matur në Krushevë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në orën 8:30 -1 gradë është matur në Strumicë, 0 në Manastir, Tetovë dhe Demir Kapi, 1 në Shkup – Petrovec dhe Kriva Pallankë, 2 në Llazaropolë, Prilep, Kumanovë, Veles dhe Gjevgjeli, 3 në Shtip, Kavadar, Shkup – Zajçev Rid dhe Pretor, 4 në Hanet e Mavrovës, Kodër e Diellit dhe Ohër dhe 5 në Vinicë.
Sot në mëngjes në disa lugina ka paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 16 deri 21 gradë.
Në Shkup, sot në mëngjes në disa pjesë të luginave është me mjegull. Gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë juglindore, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 17 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s