• e martë, 30 korrik 2024

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët në Llazaropole dhe në Kodrën e Diellit

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët në Llazaropole dhe në Kodrën e Diellit

 Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej 10 gradë është matur në Llazaropole dhe në Kodrën e Diellit. Pasojnë Kriva Pallanka dhe Hanet e Mavrovës me 12 gradë, 14 në Krushevë, 15 Berovë, 16 Tetovë, Kumanovë, 17 Pretor, Manastir, 18 Shkup-Petrovec, Ohër, Dibër, 19 Shtip, Strumicë, 20 Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Vinicë, Veles, 22 në Demir Kapi, Kavadar dhe Dojran dhe 25 në Gjevgjeli. 

 Moti sot, siç njofton DPHM-ja, do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesën lindore të vendit me erë të fortë nga drejtimi verior (mbi 60km/orë). Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri 38 gradë. UV=9.

 Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare deri të fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 35 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR