• e premte, 05 dhjetor 2025

Mëngjesi më i ftohtë në Berovë dhe Kriva Pallankë, më shumë shi në Krushevë

Mëngjesi më i ftohtë në Berovë dhe Kriva Pallankë, më shumë shi në Krushevë

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Mëngjesi më i ftohtë është në Berovë dhe Kriva Pallankë, 8 gradë Celsius, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Krushevë, 10 litra për metër katror. 

Siç njoftojnë nga DPHM-ja, deri në orën 8:30 janë matur 9 gradë në Krushevë, 10 në Tetovë, Vinicë, Kumanovë dhe Strumicë, 11 në Pretor, Shtip dhe Manastir, 12 në Shkup-Petrovec dhe Gjevgjeli dhe 13 në Demir Kapi. 

Deri në orën 8 ka rënë edhe 8 litra shi për njësi sipërfaqeje në Pretor, 4 në Manastir, Shtip, Strumicë, Tetovë, Berovë, Kriva Pallankë, Demir Kapi dhe Vinicë. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri 16 gradë. 

Në Shkup do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare në disa pjesë të luginës, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri 13 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR