• e shtunë, 06 korrik 2024

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me diell

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me diell

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Moti sot me mëngjes të ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri -6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 8 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë. Temperatura minimale do të bie deri në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 5 gradë. 

Siç informuan nga DPHM, të hënën dhe të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të përkohshme të borës në male dhe vende më të larta, veçanërisht në pjesët perëndimore ku do të formohet shtresë e re e borës. Në vendet më të ulëta reshjet do të jenë të shiut dhe të borës. Nga e hëna do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor e cila do të kontribuojë për rritje të temperaturave të mëngjesit dhe të ditës. 

QËNDRONI TË LIDHUR