• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mëngjes roze pikniku për mbështetje të grave me kancer të gjirit

Mëngjes roze pikniku për mbështetje të grave me kancer të gjirit

Shkup, 4 tetor 2025 (MIA) - HEMA -ONKO, shoqatë kushtuar pacientëve me kancer dhe përkujdesësve të tyre dhe Medicus Help sot në Parkun e qytetit në Shkup organizojnë Mëngjes roze pikniku, ngjarje e organizuar në partneritet mes HEMA-ONKO shoqatës kushtuar pacientëve me kancer dhe përkujdesësve të btyre dhe Medicus help.

"Qëllimi kryesor i ngjarjes është t'u jepet mirënjohje dhe mbështetje grave të cilat jetojnë me këtë sëmundje dhe çdo ditë guximshëm përballen me sfidat e saj. Dëshirojmë t'u tregojmë se nuk janë vetëm, së bashku jemi më të fuqishëm dhe mundemi shumë më tepër. Jemi të fuqishëm, kur jemi bashkë. Edhe pse secila betejë është personale dhe unike, ajo bëhet më e lehtë kur ndahet me dikë që kupton dhe hapëron drejt rrugës së njejtë", theksojnë nga HEMA-ONKO.

Në të njejtën kohë, qëllimi është të ngritet vetëdija për rëndësinë e kontrolleve preventive, njohjes me kohë të simptomave dhe rëndësinë e zbulimit adekuat dhe të hershëm. Nga Shoqata theksojnë se së bashku mund të kontribuojmë drejt uljes së incidencës dhe pasojave nga kanceri i gjirit. ab/

Foto: FB HEMA-ONKO

 

QËNDRONI TË LIDHUR