Mëngjes i ftohtë, temperatura më e ulët matet në Berovë
- Në mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët prej -4 gradë Celsius është matur në Berovë, ndërsa më e larta 2 gradë në Vinicë, Ohër dhe Pretor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:48, 2 dhjetor, 2025
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Në mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët prej -4 gradë Celsius është matur në Berovë, ndërsa më e larta 2 gradë në Vinicë, Ohër dhe Pretor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Tetovë, Strumicë, Shkup-Petrovec dhe Llazaropole janë matur -2 gradë, -1 në Demir Kapi, Kumanovë, Hanet e Mavrovës, Manastir, Kriva Palankë dhe Veles, 0 në Shtip, Kavadar dhe Gjevgjeli, 1 në Prilep, Shkup-Zajçev Rid dhe Krushevë.
Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Nga fundi i dhe gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira me erë të lehtë jugore. Paradite do në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.
Foto: Arkivi i MIA-s