• e shtunë, 29 qershor 2024

Më shumë se gjysma e argjentinasve jetojnë në varfëri

Më shumë se gjysma e argjentinasve jetojnë në varfëri

Buenos Aires, 4 qershor 2024 (MIA) - Më shumë se gjysma e argjentinasve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të publikuara sot, me çka niveli rritet vazhdimisht dhe në mënyrë të përshpejtuar tashmë një vit më parë që kur presidenti Havier Milei mori detyrën.

Monitoruesi i borxhit social të Universitetit Katolik Papnor publikoi shifrën - 55,5 përqind për tremujorin e parë të këtij viti - krahasuar me 44,7 në tremujorin e tretë të 2023 dhe 49,5 përqind në dhjetor, kur Milei dha betimin.

Sipas numrave, rreth 17,5 për qind nga 46 milionë njerëzit në vend ishin të varfër - gati dyfish më shumë se shkalla në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Niveli i varfërisë në Argjentinë definohet si të ardhura mujore më të vogla se 292 dollarë të nevojshme për blerje të shportës themelore me mallra të konsumit të gjerë për të rritur ose 904 dollarë për familje me dy fëmijë. 

Një i rritur që fiton më pak se 132 dollarë konsiderohet se jeton në varfëri ekstreme ose skamje. Shifrat e reja janë më të këqija se shifrat e fundit nga agjencia kombëtare e statistikave Indec, e cila e vendos shkallën e varfërisë në 41,7 për qind në fund të vitit 2023. Kjo është më shumë se 39,2 për qind një vit më parë.

Të gjithë treguesit ekonomikë tregojnë për ndikim të madh mbi popullatën të masave për kursim të Mileit, me rënie të punësimit dhe shkallëve të konsumatorëve në krye të inflacionit vjetor i cili kalon 200 për qind. 

Në mars, UNICEF-i njoftoi se shkalla e varfërisë ekstreme te fëmijët në Argjentinë sipas gjitha gjasave ka goditur një nga pesë deri në fund të vitit 2023. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR